Luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të Ukrainës, teksa qyteti-port i Odesës u godit nga sulme ajrore ruse dhe Moska rinisi sulmin ndaj fabrikës së çelikut në Mariupol, ku mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë rezistencën. Ndërkaq, në orët e para të së martës është raportuar se janë dëgjuar sirena për sulme ajrore edhe në rajonet e tjera lindore ukrainase përfshirë Luhanskun, Harkivin dhe Dnipron.