Top News/ ‘Rusia i vë zjarrin centralit bërthamor’ / Tym i zi mbi Zaporizhia, Ukraina akuzon Moskën
12/08/2024 12:24

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën pas një zjarri që shpërtheu në termocentralin gjigant bërthamor të Zaporizhzhias të dielën. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin shkaktuar një zjarr në centralin që është pushtuar nga forcat e Moskës prej më shumë se dy vjetësh. Guvernatori i instaluar nga rusia në Zaporizhzhia, tha se zjarri u shkaktua nga bombardimet ukrainase. Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se pa "tym të dendur dhe të zi" që dilte nga objekti, por konfirmoi se nuk kishte "asnjë ndikim të raportuar" për sigurinë bërthamore. Të dielën, Yevgeny Balitsky, guvernatori i instaluar nga Kremlini në Zaporizhzhia, tha se një zjarr kishte shpërthyer në kullat ftohëse të termocentralit. Ai fajësoi bombardimet ukrainase, por kërkoi "qetësi", duke shtuar se nuk kishte pasur rritje të rrezatimit rreth uzinës. Zelensky tha gjithashtu se nuk kishte asnjë rritje të rrezatimit ose rrezik të një rrjedhjeje bërthamore, por akuzoi Rusinë për shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit në një përpjekje për të "shantazhuar" Kievin. Në orët e para të së hënës, Vladimir Rogov, një zyrtar tjetër i instaluar në Kremlin, tha se zjarri ishte "shuar plotësisht" në një postim në Telegram. Termocentrali bërthamor ka qenë nën kontrollin e trupave dhe zyrtarëve rusë që nga viti 2022. Ai nuk ka prodhuar energji prej më shumë se dy vjetësh dhe të gjashtë reaktorët janë mbyllur që nga prilli. Zhvillimi vjen pasi trupat ukrainase kanë avancuar deri në 30 km brenda Rusisë, në inkursionin më të thellë dhe më domethënës që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30