Rusia ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës polake në Shën Petersburg, në shenjë hakmarrjeje pas mbylljes së Konsullatës ruse në Poznan të Polonisë, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse. “Duke u udhëhequr nga parimi i reciprocitetit, tre anëtarët e stafit diplomatik të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Polonisë në Shën Petersburg janë shpallur persona non grata”, konfirmoi Ministria e Jashtme e Rusisë.