Top News – Rusia i kërkon SHBA-së ‘Tregtarin e vdekjes’ / Viktor Bout, për të burgosurit amerikanë
18/11/2022 15:18

Rusia shpreson se mund të arrijë një marrëveshje për këmbim të burgosurish me SHBA që do të përfshinte trafikantin famëkeq të armëve Viktor Bout, i njohur ndryshe edhe si Tregtari i Vdekjes. Kjo është hera e parë që zyrtarë rusë apo amerikanë kanë thënë publikisht se Bout mund të jetë pjesë e një shkëmbimi të burgosurish. Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov tha të premten se ai mendonte se perspektiva e një këmbimi është forcuar. SHBA më herët ka thënë se do të donte të organizonte një këmbim të burgosurish për të liruar lojtaren amerikane të basketbollit Britney Griner. Ajo është dënuar për posedim droge në gusht pasi iu gjet në cantë vaj kanabisi ndërkohë që ajo përpiqej të hynte në Rusi. Fituesja e dyfishtë e medaljeve olimpike është dërguar në një koloni penale në një rajon të largët në juglindje të moskës. Të premten, Riabkov tha se një emërues i përbashkët nuk është gjetur ende mes SHBA dhe Rusisë por nuk mund të mohohet që Viktor Bout është mes personave që po diskutohen për shkëmbimin dhe moska pret një rezultat pozitiv. Bout, një ish oficer i forcave ajrore sovjetike, u ekstradua nga Tajlanda në SHBA në 2010-ën pas një operacioni të agjencisë amerikane kundër drogave, DEA. Një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë, bëmat e tij janë aq të famshme sa që kanë frymëzuar edhe një film të hollivudit dhe i kanë dhënë atij edhe një nofkë. Ai është dënuar me 25 vite burg pasi u shpall fajtor për konspiracion për të vrarë qytetarë dhe zyrtarë amerikanë duke i dhënë raketa anti ajrore një organizate terroriste. Ka patur raporte se edhe një tjetër i burgosur amerikan mund të përfshihet në një shkëmbim të mundshëm të burgosurish, dhe bëhet fjalë për Pol Uilan. Ish marinsi amerikan, i dënuar si spiun, ka kohë që ndodhet në një kamp pune në rusi.

Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10