Edhe pse në luftë të ashpër prej vitit 2022, Rusia e Ukraina kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin e trupave të të vrarëve respektivë në fushën e betejës. Në këtë kuadër, Ukraina tha se ka pranuar trupat e 563 ushtarëve nga autoritetet ruse, që janë kryesisht trupa që vdiqën në luftime në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.