Top News/ Rusia hyn deri në zemër të Ukrainës…nëse bie qyteti në vijën e parë të frontit
09/05/2024 15:01

Forcat ruse do të shtyhen deri në zemër të Ukrainës nëse arrijnë të kapin qytetin që ndodhet në vijën e parë të frontit, Chasiv Yar, dhe rajonin më të gjerë të Donbasit, ka paralajmëruar një guvernator ukrainas. Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit të Donetskut, tha për Sky Neës se ushtarët e vendit të tij nuk do të lejonin që kjo të ndodhte dhe do të bënin "çdo gjë të mundur dhe të pamundur" për të zbrapsur pushtuesit rusë. Por ai tha se trupat e Vladimir Putinit po përpiqeshin të canin linjat mbrojtëse të Ukrainës lindore, me 1,500 deri në 2,500 predha artilerie dhe sulme ajrore në rajon çdo ditë. I pyetur se cili ishte rreziku për Ukrainën dhe botën nëse i gjithë Donbasi bie nën kontrollin rus, Filashkin tha: "Armiku do të ecë përpara. Nëse, mos e dhëntë zoti kjo ndodh, armiku do të përparojë më tej në territorin qendror të vendit. Guvernatori tha se rreth 2,500 civilë vetëm në rajonin e tij ishin vrarë dhe pothuajse 5,000 ishin plagosur që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt 2022. Filashkin po fliste pranë një flamuri gjigant ukrainas që valëvitej mbi një park në qytetin e Kramatorskut, qendra kryesore administrative për zonën dhe një bastion jetik ushtarak. Kramatorsku, së bashku me qytetet e tjera lindore si Konstantinivka dhe Slovyansku, do të rrezikohen nëse forcat ruse kapin Chasiv Yar-in. Qyteti ndodhet majë një kodre dhe do të vendoste një zonë shumë të gjerë në rrezen e artilerisë ruse.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57