Top News – Rusia hedh gjithçka në Bakhmut / Frikë në Zaporizhia, ndizen sirenat e alarmit
26/04/2023 11:25

Moska ka intensifikuar operacionet e saj sulmuese gjatë ditës së kaluar në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje, ku mbrojtësit ukrainas po përballen me presion në rritje nga granatimet ruse, sulmet ajrore, sulmet me mortaja dhe ato të këmbësorisë, tha Kievi të mërkurën. “Rusia po përqendron përpjekjet kryesore në kryerjen e operacioneve sulmuese në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka, ku forcat ukrainase kanë zmbrapsur 39 sulme ruse në 24 orët e fundit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. “Luftime të ashpra po vazhdojnë në Bahmut dhe Marjinka”, tha ushtria. Trupat ruse kanë kryer 49 sulme me raketa dhe 13 sulme ajrore ndaj pozicioneve ukrainase dhe infrastrukturës civile, tha Kievi. Sulmet e vazhdueshme ruse po ashtu kanë sulmuar fshatin Klishçivjivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jug të Bahmutit. Qyteti ka qenë epiqendër e një beteje disamujore mes forcave ruse dhe atyre ukrainase. Në rajonin jugor të Zaporizhias, ku gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë, gjatë natës kanë kumbuar alarmet paralajmëruese për sulme ajrore. Gazetarët e huaj kanë raportuar se janë dëgjuar disa shpërthime, që me gjasë janë shkaktuar nga sulmet me dronë të prodhimit iranian, Shahed. Yuriy Malashko, kreu i administratës ushtarake në Zaporizhja, u bëri thirrje banorëve të hynin në strehime, por nuk qartësoi se nga çfarë ishin shkaktuar shpërthimet. Forcat ruse, që kanë nën kontroll centralin bërthamor, rregullisht granatojnë pjesë të rajonit të Zaporizhjës, që ende janë nën kontrollin ukrainas.

Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04