Top News/ Rusia hakmerret me Gjermaninë / Arreston shtetasin gjerman, e akuzon për sabotazh
20/11/2024 14:52

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, FSB, tha të mërkurën se ka arrestuar një shtetas gjerman, të cilin e akuzon se synonte të sabotonte objektet energjetike me urdhër të një shtetasi ukrainas. FSB-ja tha në një komunikatë, të publikuar nga agjencitë ruse të lajmeve, se arrestoi shtetasin gjerman Nikolai Gayduk ndërsa ai po hynte në Kaliningard të Rusisë nga Polonia. FSB tha se në makinën e tij kishte gjetur dhe konfiskuar gjysmë litri eksploziv të lëngshëm. Shërbimi rus i sigurisë nuk tregoi nëse Gayduk ka edhe shtetësi ruse, ose nëse ai kishte një vizë për të hyrë në Rusi. Nuk është bërë e ditur saktësisht se kur është arrestuar ai. FSB-ja e akuzoi Gayduk, banor i Hamburgut i lindur në 1967-ën, se kishte planifikuar vepra sabotimi me urdhrat e një ukrainasi, Alexander Zhorov, i cili jeton në Hamburg gjithashtu. Ajo tha se Gayduk ishte i përfshirë në një shpërthim, në një stacion të shpërndarjes së gazit në Kaliningrad, në mars të vitit 2024, dhe se ndaj tij është ngritur aktakuzë për sulm terrorist dhe kontrabandë të lëndëve shpërthyese. Një gjykatë urdhëroi që Gayduk të mbahet në paraburgim në pritje të gjyqit, deri në përfundimin e hetimit, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ajo nuk dha hollësi të tjera. Autoritetet gjermane ndërkohë nuk e kanë komentuar ende lajmin.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52