Një sulm rus gjatë natës në rajonin e Kievit vrau katër persona, përfshirë tre fëmijë, njoftuan të dielën autoritetet rajonale. Sulmet me dronë vazhduan në Kiev dhe në rajonin përreth gjatë gjithë ditës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi për një person të plagosur. Fragmente dronësh ranë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Jashtë kryeqytetit, një nënë dhe dy fëmijët e saj 3-vjeçarë humbën jetën në rajonin e Kievit kur një sulm me dron rus goditi një shtëpi private.