Danimarka ka akuzuar një anije luftarake ruse se ka qëlluar dy raketa emergjence drejt një helikopteri të saj, teksa ky i fundit po monitoronte fregatën ruse në Detin Baltik. Incidenti ndodhi të hënën, gjatë një operacioni që autoritetet daneze e përshkruan si rutinor.