Një zyrtar i lartë ushtarak rus ka deklaruar se Rusia është e gatshme të qëllojë ndaj anijeve dhe nëndetëseve të huaja që mund të hyjnë ilegalisht në ujërat e saj territoriale. Komenti erdhi dy ditë pasi Moska tha se një anije detare ruse kishte larguar një nëndetëse amerikane nga ujërat e saj në Paqësor.