Top News/ Rusia gati planin ‘B’, bën gati trupat e Koresë së Veriut për ti nxjerrë në fushëbetejë
31/10/2024 22:10

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë informacione se afër 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut tani janë në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, dhe Rusia “synon” që t’i dislokojë ata në fushëbetejë kundër forcave ukrainase. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja pret që trupat të dërgohen në vijën e frontit në ditët në vijim. “Një nga arsyet që Rusia po përdor trupat e Koresë së Veriut është sepse është e dëshpëruar. Putin gjithnjë e më shumë po dërgon gjithnjë e më shumë rusë në luftën vrastare në Ukrainë”, tha Blinken. Rusia ka trajtuar trupat e Koresë së Veriut për përdorimin e artilerisë, dronëve dhe për operacione bazike të këmbësorisë, tha më tej Sekretari amerikan i Shtetit. Ai shtoi se Rusia po pëson afër 1.200 viktima në ditë në lindje të Ukrainës, më shumë që kur ka nisur lufta më 2022. Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi ka rritur shqetësimet për destabilizimin e mëtejmë të rajonit të Azi-Paqësorit dhe të luftës së Moskës kundër Ukrainës. SHBA-ja ka vlerësuar se afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut janë në rusi. Seuli dhe aleatët e tij kanë vlerësuar se numri është rritur në 11.000, ndërsa Ukraina ka thënë se ky numër është më i lartë, 12.000. Sakaq, Moska dhe Pheniani nuk e kanë pranuar drejtpërdrejt dislokimin e trupave.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB