Fuqitë botërore janë zotuar se do të punojnë për stabilitet në Siri dhe rajonin përreth, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët kanë rrëzuar të dielën liderin e kahmotshëm sirian, Bashar al-Assad. Aleatja e Assadit, Moska, ka thënë se trupat ruse në Siri janë në alarm të madh, por që rebelët kanë “garantuar” sigurinë e bazave të saj ushtarake në këtë shtet. Para raportimeve se Assadi dhe familja e tij gjenden në Moskë dhe u është miratuar azili, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Siria nuk duhet të lejohet të mbetet në duart e “grupit terrorist”.