Shpërthime të forta u dëgjuan para agimit ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase u përball me një sulm rus në një qytet të vogël në Ukrainën perëndimore, ku ndodhet edhe një bazë e rëndësishme ajrore, që është bërë shënjestër e sulmeve të shpeshta të rusisë. Disa orë pas sulmit, rrugët e Starokostiantyniv-it ishin kthyer në pamjen e tyre normale.