Stërvitja e fshehtë ushtarake e forcave ruse nga Kina vitin e kaluar u miratua personalisht nga ministri i mbrojtjes i Presidentit Vladimir Putin dhe përfshiu drejtpërdrejt të paktën katër gjeneralë rusë dhe kinezë, sipas dy zyrtarëve evropianë dhe dokumenteve të parë nga agjencia e laljmeve Reuters. Zyrtarët thanë se përfshirja e individëve të tillë të rangut të lartë në trajnimin e lidhur me luftën në Ukrainë sinjalizoi rëndësinë për Rusinë dhe Kinën të një bashkëpunimi të tillë, i cili ka shkaktuar alarm në Evropë edhe pse Pekini e ka mohuar se ka ndodhur.