Top News/ Rusia e Kina, bashkë kundër NATO-s / Luftanijet në manovra të përbashkëta, tregojnë forcën
09/07/2024 15:31

Kremlini dërgoi dy grupe luftanijesh për manovra të përbashkëta me Kinën, në ujërat aziatike, këtë javë, në një demonstrim force që ka në shënjestër takimin e liderëve të NATO-s në Uashington. Dy korveta u nisën nga porti në lindjen e largët të rusisë, Vladivostok, për të kryer misione të caktuara në rajonin e azi-paqësorit. Anijet luftarake 2200 tonëshe do të kryejnë stërvitje anti-nëndetëse, mbrojtje ajrore dhe anti-sabotazh në det gjatë dislokimit të tyre, tha agjencia ruse e lajmeve Tass. Nuk është e qartë se kur do të përfundojë misioni i tyre, apo nëse anijet do të ndalen në ndonjë port. Të hënën, Zyra e Stafit të Përbashkët në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë tha se korvetat Rezki dhe Gromki, kaluan përmes ngushticës Tsushima, një rrugë ujore strategjike që ndan Gadishullin Korean dhe arkipelagun japonez. Anijet po vijojnë në jugperëndim, nga Deti i Japonisë në Detin e Kinës Lindore, thuhet në raport. Një anije e tretë detare ruse u vu re nga Forcat Detare Japoneze të shtunën. Anija spiune e klasit Vishnya, Kareliya, lundroi në veri nga Deti i Filipineve në Detin e Kinës Lindore, përmes ngushticës Miyako, tha Shtabi i Përbashkët në një raport të veçantë. Është e paqartë, nëse Kareliya, një anije që shërben për mbledhjen e sinjaleve të inteligjencës, do të marrë pjesë apo jo në stërvitje. Të paktën pesë luftanije ruse kanë kaluar tranzit në detin e kinës lindore, këtë muaj.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00