Top News – Rusia e bën sërish… Dëbon për hakmarrje një diplomat të Estonisë
18/02/2021 22:03

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka dëbuar një diplomat të Estonisë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Talinit për të shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus. “Së voni, Estonia, pa arsye, e shpalli person të padëshirueshëm një punonjës të Ambasadës ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Ajo po ashtu tha se ambasadori estonez në Moskë është thirrur në bisedë informative. Tensionet midis Rusisë dhe shteteve baltike - Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë - janë në rritje, prejse Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. Ato janë rritur edhe më shumë muajin e kaluar, kur Lituania, Letonia dhe Estonia - që të gjitha ish-republika sovjetike - kanë bërë thirrje për “vendosjen e masave kufizuese” kundër Moskës, lidhur me burgosjen e politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny. Navalny ka arritur në Moskë më 17 janar nga Gjermania, ku është trajtuar nga helmimi me një agjent nervor në Siberi, dhe është arrestuar menjëherë nga autoritetet e zbatimit të ligjit në aeroport. Një gjykatë ruse ka konstatuar më 2 shkurt se Navalny është fajtor për shkelje të dënimit me kusht, në lidhje me një rast të mëhershëm të përvetësimit të fondeve. Navalny ka thënë se rasti është i motivuar politikisht. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52