“Asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe stabile pasi Moska zyrtare nuk do të ndalet pa e mposhtur tërësisht Ukrainën”, ka qenë kjo deklarata e shefes së diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla, në një konferencë në Montreal të Kanadasë. Gërvalla ka bërë thirrje që mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë.