Top News – Rusia, dronë kundër Italisë, Spanjës e Francës / CIA paralajmëron pas udhëtimit sekret
24/09/2026 11:44

Sipas inteligjencës amerikane, Vladimir Putini është duke planifikuar sulme ndaj destinacioneve të njohura turistike në të gjithë Evropën. Kjo vjen një muaj pasi kreu i CIA-s, John Ratcliffe, bëri një udhëtim sekret në Moskë, ku thuhet se paralajmëroi shefat e shërbimeve sekrete të liderit rus që të mos sulmonin shtetet e NATO-s. Sipas gazetës "El Mundo", inteligjenca amerikane ka paralajmëruar tashmë se Putini mund të nisë sulme me dronë ndaj Spanjës, Francës ose Italisë duke përdorur të ashtuquajturën "flotë hije". Kërcënime të tilla mund të shndërrohen në një makth për mijëra turistë që dynden drejt vendpushimeve të njohura përgjatë bregdetit të Mesdheut. Një burim i lidhur me sektorin e mbrojtjes në Lituani tha se moska do të përdorë dronë të lëshuar nga deti dhe të fshehur brenda kontejnerëve të mallrave. "Nuk është dhe aq e ndërlikuar." Me ndihmën e flotës hije të Rusisë, dronët "Gerbera" të Putinit mund të lëshohen nga ujërat ndërkombëtare, ndoshta në një distancë prej 200 deri në 300 km larg bregut. Ngarkesa shpërthyese e dronit "Gerbera" është e mjaftueshme për të shkaktuar zjarre, për të dëmtuar pajisje ose për të mbyllur përkohësisht një port apo aeroport. Megjithatë, raporti i inteligjencës amerikane nuk përmendi objektiva specifikë përgjatë bregdetit të Mesdheut. Ai paralajmëron se "ndikimi i mundshëm mund të jetë jo vetëm material, por edhe politik e ekonomik". Raporti vjen në një kohë kur shërbimet perëndimore të inteligjencës paralajmërojnë se Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve të NATO-s brenda pak muajve. Deri më tani, kërcënimi është përqendruar kryesisht në krahun lindor të Evropës, me dronë që kanë shkelur hapësirën ajrore të aleancës në Poloni, Rumani, Lituani dhe Letoni.

Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55