Top News – Rusia donte ra rrëzonte në det…Avionit të Azerbajxhanit iu mbyll hapësira ajrore
27/12/2024 15:15

Rusia duket se u përpoq të bënte që avioni i Azerbajxhanit të rrëzohej në det duke refuzuar lejen për ta lënë atë të ulej pas një sulmi raketor përpara se të bllokonte sistemin e tij të navigimit. Një raketë ruse tokë-ajër goditi avionin në ditën e Krishtlindjes, duke shkaktuar rrëzimin e tij në Kazakistan - një tragjedi që mori jetën e 38 personave. Burimet thanë se avioni u qëllua me një raketë, në mesin e një aktiviteti ajror dronësh mbi Grozny, kryeqytetin çeçen, duke cituar një hetim paraprak. Ata thanë se piloti ishte ndaluar të ulej në çdo aeroport rus, pavarësisht se bëri lëshoi thirrje emergjence, dhe në vend të kësaj u urdhërua të vazhdonte për në Kazakistan. Mediat në azerbajxhan kanë konfirmuar se avionit iu mohua ulja e emergjencës në rusi, në tre pista të afërta, pavarësisht gjendjes së tij kritike. Sipas tyre, avioni u përball edhe me bllokimin e sistemit GPS, cka e detyroi pilotin të devijonte kursin mbi detin kaspik dhe përfundimisht tentoi të ulej në Aktau të kazakistanit. Mediat cituan burime qeveritare duke sugjeruar se bllokuesit 'paralizuan' sistemet e komunikimit të avionit'. Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni u nis nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, në orën 03:55 të mëngjesit dhe të dhëna të vlefshme u morën nga avioni deri në orën 04:25 të mëngjesit kur ai u përball me probleme në GPS. Avioni nuk ofroi më të dhëna për pozicionin mes orës 4.25 dhe 4.37 minuta të mëngjesit. Burime qeveritare thanë më herët se avioni ishte goditur nga një raketë e lëshuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore Pantsir-S nga distrikti Naursky i Çeçenisë. Tridhjetë e tetë pasagjerë humbën jetën në aksident. Rusia është përpjekur të ndalë spekulimet se avioni ishte rrëzuar nga një raketë ruse, duke kërkuar durim derisa të përfundojnë hetimet. Kazakistani ka thënë se do të kryejë një hetim për aksidentin, duke sugjeruar se do të bashkëpunojë me Azerbajxhanin, por jo me Rusinë. Azerbajxhani mendohet se po kryen hetimet e veta.

Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31