Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi liderëve të NATO-s më shumë armë të rënda dhe më shumë mbështetje financiare për t’u përballur me pushtimin rus duke paralajmëruar se ambiciet e Moskës nuk do të ndalen në vendin e tij. Duke folur në lidhje të drejtëpërdrejtë gjatë samtit të aleancës në Madrid, Zelensky paralajmëroi perëndimin se kjo luftë e Rusisë nuk do të prekë vetëm kundër Ukrainën por edhe të ardhmen e botës. Sipas tij, Rusia mund të sulmojë anëtarët e NATO-s. Presidenti thotë se Moska po e bën të qartë se dëshiron të "skllavërojë" Lituaninë.