‘Financial Times’ ka publiuar një artikull ku tregon se Rusia po përgatit “akte sabotimi në të gjithë kontinentin” pa u shqetësuar për viktima të mundshme civile. Në artikull thuhet mes tjerash se tashmë Rusia ka filluar të përgatisë në mënyrë më aktive bombardimet e fshehta, sulmet me zjarrvënie dhe dëmtimin e infrastrukturës në tokën evropiane, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet përfaqësuesve. Sakaq provat për sulmet e Rusisë në Europë po shtohen, ku vihet re një përpjekje më agresive.