Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të zgjerojë sulmet ndaj objekteve ukrainase të lidhura me drithërat, duke vënë në shënjestër edhe anije civile në Detin e Zi. Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina detare pranë porteve të Ukrainës.