Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024 dhe do të përqëndrohet në ndërtimin e një stacioni të saj orbital, tha shefi i ri i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës, mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë. Yuri Borisov, i emëruar këtë muaj në krye të agjencisë Roscosmos, tha gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin se Rusia do të përmbushë detyrimet ndaj partnerëve të saj përpara tërheqjes.