Top News – Rusia dhe Ukraina, ‘dhëmb për dhëmb’ / Sulme në të dyja anët e kufirit me raketa e dronë
05/08/2025 12:18

Një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur në sulmin më të madh ajror që Rusia ka kryer në qytezën Lozova të Ukrainës që kur ka nisur lufta mbi tre vjet më parë, thanë zyrtarët. Sulmi masiv shkaktoi dëme në një stacion treni dhe në infrastrukturën tjetër në qytezën, që është qendër e transportit në rajonin e Harkivit, që gjendet në kufi me Rusinë, tha operatori shtetëror i hekurudhave në një njoftim. “Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar... Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e luftës”, tha kreu i Këshillit të qytetit, Serhiy Zelenskiy, përmes një postimi në Telegram. Ai shtoi se pjesë të rajonit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë për shkak të sulmit rus. Kompania e hekurudhave tha se një nga punonjësit e saj vdiq dhe katër të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka goditur infrastrukturën civile në Lozova me më shumë se 25 dronë, duke dëmtuar një depo dhe një stacion. Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 29 nga 46 dronët e lëshuar nga Rusia në gjithë vendin gjatë natës. Në njoftim u tha po ashtu se një raketë balistike dhe 17 dronë goditën shënjestra të ndryshme në Ukrainë. Por edhe rusia është shënjestruar nga ukraina, pasi një sulm me dronë gjatë natës shkaktoi disa zjarre, përfshirë një në nënstacionin elektrik në rajonin jugor rus të Rostovit. Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka të lënduar si pasojë e sulmit. Njësitë mbrojtëse të rusisë shkatërruan gjithsej 24 dronë ukrainas gjatë natës, mes të cilëve shtatë mbi rajonin e Rostovit, që ka qenë shpesh objektiv i sulmeve të Kievit. Ministria ruse e mbrojtjes raporton vetëm numrin e dronëve ukrainas të rrëzuar dhe jo sa janë lëshuar.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47