Top News – Rusia dhe SHBA, bashkë në hapësirë / Bashkëpunimi me NASA-n vazhdon deri në 2028
01/08/2025 12:42

Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është pajtuar me homologun e tij në NASA, gjatë bisedimeve në Shtetet e Bashkuara, për të zgjatur operacionin e e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) deri në vitin 2028. Hapësira mbetet një nga fushat e fundit të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë, në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë pothuajse krejtësisht të prishura për shkak të konfliktit në Ukrainë. Roscosmos-i njoftoi më herët gjatë kësaj javee se drejtori i agjencisë, Dmitry Bakanov, kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara për bisedime me ushtruesin e detyrës së administratorit të NASA-s, Sean Duffy. Ky ishte takimi i parë mes krerëve të agjencive hapësinore të dy shteteve që nga viti 2018. “Dialogu shkoi mirë. U pajtuam që do ta mbajmë në funksion ISS-në deri në vitin 2028... dhe do të punojmë për çështjen e nxjerrjes së saj nga orbita deri në vitin 2030”, citohet të ketë thënë Bakanov, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS. Bakanov pritej gjithashtu të takohej me ekipin e misionit Creë-11 të NASA-s, përfshirë kozmonautin rus, Oleg Platonov, përpara nisjes me anijen hapësinore Creë Dragon të SpaceX-it. ISS-ja është krijuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Japonia, dhe montimi i saj filloi në vitin 1998. Stacioni ishte planifikuar që të ishte funksional deri më 2024, por Administrata Kombëtare amerikane e Hapësirës (NASA) ka thënë se ISS-ja do të mbetet funksionale deri më 2030. Si pjesë e sanksioneve të shumta të vendosura ndaj Rusisë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës, shumë vende perëndimore i kanë ndërprerë bashkëpunimet me Roscosmos-in. Programi hapësinor i Rusisë, që për dekada ka qenë burim krenarie për vendin, prej vitesh po vuan nga mungesa kronike e financimit dhe skandalet e korrupsionit.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30