Gjatë stërvitjes ushtarake BALTOPS22 të kryer nga NATO dhe aleatët e saj në detin Baltik, luftanijet ruse janë parë në afërsi të tyre, në ujëra ndërkombëtarë. Sipas zyrtarëve të NATO-s, ky afrim sidoqoftë ka qenë i rregullt dhe i ligjshëm dhe nuk ka cuar në asnjë konfrontim.