Ministrat e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) thanë se janë më të bashkuar se kurrë, teksa kritikuan presionin e shtuar të Kinës ndaj Tajvanit dhe kërcënimin e Rusisë se do të dislokojë armë bërthamore në Bjellorusi në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë. “Fuqia e solidaritetit në mesin e ministrave të Jashtëm të G7-s është në një nivel që nuk është parë më parë”, tha ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, gjatë një konference për shtyp si organizator dhe pritës i takimit të G7-s në qytetin japonez Karuizava.