Top News – Rusia dhe Irani ‘farkëtojnë’ aleancën / SHBA lëshon alarmin: Putin kërkon më shumë dronë
16/05/2023 11:05

Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po kërkon të blejë dronë të avancuar nga Irani për t'i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës, pasi përdori shumicën e 400 dronëve që kishte blerë më parë nga Teherani. Administrata e Presidentit Biden vitin e kaluar publikoi imazhet satelitore dhe gjetjet e shërbimeve të zbulimit që tha se tregonin se Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë. Dhe për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se Shtetet e Bashkuara besonin se Irani po konsideronte t'i shiste qindra raketa balistike Rusisë, por Uashingtoni nuk kishte prova se për këtë ishte arritur një marrëveshje. “Irani gjithashtu vazhdon t'i ofrojë Rusisë dronë ushtarakë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë më shumë se 400 dronë, kryesisht të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. “Rusia ka shpenzuar shumicën e këtyre dronëve për të sulmuar infrastrukturën kritike të Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani ka ndihmuar drejtpërdrejt agresionin e Rusisë në Ukrainë”, u tha Kirby gazetarëve. Dronët Shahed që Rusia tashmë i ka blerë janë të mbushur me eksplozivë dhe janë të programuar të fluturojnë lart derisa të arrijnë objektivin e tyre. Zoti Kirby tha se rusët tani synojnë të blejnë dronë edhe më të avancuar dhe "shumë më vdekjeprurës".Njoftimi i fundit është pjesë e publikimit të vazhdueshm të gjetjeve të agjencive të zbulimit nga administrata e Presidentit Biden për të detajuar atë që zyrtarët amerikanë thonë se është një partneritet i thelluar i mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit. Zyrtarët amerikanë thonë se Irani i ka ofruar Rusisë gjithashtu armë artilerie dhe municion tankesh për luftën e saj kundër Ukrainës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55