Top News- Rusia dërgon specialistë bërthamorë/Ç’po ndodh në centralin e Zaporizhias në Ukrainë
30/04/2022 19:24

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) njofton se Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë për të ndihmuar në monitorimin e centralit bërthamor të Zaporizhjas, që gjendet në juglindje të Ukrainës. Ky central bërthamor, që është nën kontrollin rus por ende operohet nga stafi ukrainas pas luftimeve të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase, ka qenë një burim i shqetësimesh për eskpertët e sigurisë së centraleve bërthamorre. Shefi i agjencisë, Rafael Mariano Grossi, tha se stafi ukrainas që gjendet në central është duke punuar “nën një presion jashtëzakonisht të madh”. Agjencia njofton se tetë përfaqësues të agjencisë bërthamore ruse, Rosenergoatom janë dërguar në centralin e Zaporizhjas. Kievi akuzon Rusinsë se ka sulmuar qëllimisht gjashtë reaktorët e centralit, duke shkaktuar zjarr dhe duke rritur frikën se veprimet ndaj këtij centrali mund të çojnë në një katastrofë botërore, ashtu siç kishte ndodhur me Çernobilin. Pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat ruse morën nën kontroll centralin e Çernobilit, që gjendet në veri të Kievit. Në këtë central ka pasur luftime dhe ka pasur raportime se forcat ruse kanë shkelur në tokën e kontaminuar dhe mund të jenë ekspozuar ndaj rrezatimit. Ukraina ka katër centrale bërthamore, të cilat së bashku kanë 15 reaktorë që janë në operim.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30