Rusia publikoi të mërkurën pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi, në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën. Moska tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore. Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.