Rusia ka dyfishuar numrin e delfinëve të trajnuar që ruajnë flotën e saj në detin e zi për shkak të frikës së një sulmi ukrainas. Sevastopoli në Krime, porti më i madh në detin e zi dhe vendi ku qëndron flota ruse, është përballur rregullisht me sulme me dronë nga ukraina, muajt e shkuar. Tani, është vënë re shtim i numri të delfinëve që ruajnë bazën detare dhe luftanijet e kremlinit, si pjesë e masave të shtuara të mbrojtjes. Rusia, sipas raporteve po përdor tani gjashtë apo shtatë delfinë të trajnuar, krahasuar me tre apo katër në fillim të luftës.