Top News – Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas / Anëtarë të Batalionit Aidar, 15 deri në 21 vite burg
17/10/2025 15:03

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë. Ata thuhet se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi. Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don. Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime. Avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave si të turpshëm. Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbën shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës. Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke argumentuar se akuzat ndaj tyre ishin bazuar në aktivitetet që supozohet se datojnë tetë vjet para nisjes së luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë më 2022. Ky grup nuk ishte akuzuar për krime lufte. Aidar ishte një nga dhjetëra batalione vullnetarësh që u formuan në Ukrainë pasi shpërtheu konflikti në 2014 me grupet e mbështetura nga Rusia, të cilat shpallën “republika” në lindje të Ukrainës. Këto njësite, disa me prapavijë ultra-nacionaliste, më vonë u integruan në forcat e armatosura të Ukrainës.

Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58