Qindra gjermanë që punojnë në sektorët e arsimit dhe kulturës do të dëbohen nga Rusia muajin e ardhshëm, bën me dije ministria e jashtme gjermane. Ministria konfirmoi në këtë mënyrë raportimet e mediave se Rusia kishte vendosur të kufizojë numrin e punonjësve gjermanë duke nisur nga fillimi I qershorit. Dëbimet përfshijnë mësues në shkollën gjermane në Moskë dhe si edhe pjesë të stafit në shoqatën kulturore të Institutit Goethe.