Rusia vijon luftimet për të shkuar deri në kufijtë administrative të rajonit të Donetskut, teksa gjatë ditë ssë premte ka kryer disa sulme ajrore dhe ka hedhur 4 raketa në rajonet e Kostyantynivka dhe Sloviansk. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se pushtuesët rusë vijojnë sulmet e ashpra në zona si Lyman, Bakhmut, Avdiiv, Marin dhe Shakhtar, duke shtuar gjithashtu se forcat e armatosura vendase vijojnë të rezistojnë dhe të ruajnë pozicionet kyçe.