Kievi tha të dielën se rusia kishte bombarduar një kishë në rajonin e Zaporizhias, pikërisht në të dielën e pashkës ortodokse. Fotot e postuara online tregonin kishën të shndërruar në një grumbull rrënojash, me një krater të madh, të zi, në tokë. E gjithë kjo ndodhte ndërsa vetë Putini, i shoqëruar nga një ekip i stërmadh rojash sigurie, iu bashkua besimtarëve në një meshë në Moskë.