Top News – Rusia bombardon Çernobilin / Sulmi me dron dëmton mburojën e centralit bërthamor
14/02/2025 12:05

Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme mbi mburojën e rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Çernobili është vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986. Ky reaktor është i mbështjellë nga një strehë, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur. Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar një zjarr, i cili u shua, tha Zelensky. “Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha. “Vendi i vetëm në botë që sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se personeli i saj në vendngjarje reagoi brenda disa minutash pas sulmit, duke shtuar se nuk ka viktima. “Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme”, tha ajo në X. Sulmi ndodhi dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takohej me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Por, Zelensky tha në Telegram se sulmi në Çernobil tregoi se “Putini, natyrisht, nuk po përgatitet për negociata”. “Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që po bën”, shtoi ai.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21