Ushtria e Rusisë ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri, me qëllim që të zmbrapsë forcat opozitare që kanë nisur një ofensivë të madhe në qytetin e Alepos. Sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse, kryengritësit opozitarë dhe aleatët e tyre, që mbështeten nga Turqia, kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë. Bëhet me dije se luftimet që po zhvillohen janë ndër më vdekjeprurëse në vitet e fundit në luftën civile siriane.