Top News/ Rusia, bomba KAB mbi Zaporizhzhia / Sulme mbi civilët, të paktën 13 të plagosur
23/09/2024 12:12

Rusia kreu sulme ajrore në qytetin Zaporizhja të Ukrainës, duke i dëmtuar disa blloqe të ndërtesave të larta të banimit dhe duke i plagosur 13 civilë si pasojë, thanë zyrtarët ukrainas të hënën. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar banorët nga disa ndërtesa të dëmtuara. Edhe një ditë më parë zyrtarët ukrainas raportuan për një sulm të ngjashëm rus në ndërtesat e larta të banimit në qytetin Harkiv, ku u plagosën 21 njerëz. Rusia e mohon se kryen sulme ndaj civilëve, por mijëra ukrainas kanë vdekur si rrjedhojë e sulmeve të tilla prej se presidenti Vladimir Putin e nisi pushtimin e plotë, të paprovokuar, të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërsa ushtria ruse e kreu këtë sulm, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë dhe do të takohet me liderët botërorë, përfshirë me presidentin amerikan, Joe Biden. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se të dhënat fillestare tregojnë se Rusia përdori bomba të telekomanduara KAB në sulmin në Zaporizhja. KAB-at janë bomba të riparuara sovjetike që ushtria ruse i ka përdorur në lindje të Ukrainës. Ato u përdorën edhe në sulmin e fundit në Harkiv, sipas zyrtarëve ukrainas. Guvernatori i Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se disa ndërtesa banimi janë dëmtuar si pasojë e sulmeve të natës në këtë qytet. Ai tha se janë vendosur shatorre për t’i ndihmuar banorët e ndërtesave të dëmtuara. Fedorov theksoi se në përgjithësi, Rusia ka kryer 363 sulme ajrore dhe tokësore në ditën e fundit në 12 vendbanime në rajonin kufitar të Zaporizhjas.

Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
DIGITALB DIGITALB