Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ngriti alarmin për ndalimin e eksporteve detare të grurit nga Ukraina, pasi Rusia pezulloi marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit. "Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar për situatën me marrëvshjen e grurit të Detit të Zi Ai ka vendosur të shtyjë me një ditë udhëtimin e tij për në Samitin e Ligës Arabe në Algjeri, për t'u fokusuar në këtë çështje." tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric.