Rusia ka rritur mbrojtjen e kufijve të saj në veri-perëndim të vendit, pas hyrjes së fqinjit të saj, Finlandës në aleancën ushtrarake të NATO-s. Komandanti i forcave ushtarake ruse të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore tha se rreziku për sigurinë kombëtare të Rusisë nuk kishte qenë kurrë më I lartë. “Në këto kushte, trupat e mbrojtjes ajrore po praktikojnë mbrojtjen e kufirit shtetëror në veri-perëndim në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimit,” tha Andrei Demin.