Për shkak të përparimit të trupave të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Kurskut Garda Kombëtare Ruse ka përforcuar mbrojtjen e centralit bërthamor të Kurskut. Përveç kësaj janë dërguar forca shtesë për të luftuar trupat e sabotimit dhe të zbulimit në rajonet Kursk dhe Belgorod, njoftoi garda. Përforcimi i trupave po bëhet në bashkëpunim me trupat kufitare ruse dhe me ushtrinë.