Top News/ Rusia bën gati raketat bërthamore…nëse SHBA vendos të vetat në Gjermani
18/07/2024 14:15

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov, tha se nuk përjashton mundësinë që moska të dislokojë sisteme raketore bërthamore si kundërpërgjigje ndaj vendosjes së mundshme në të ardhmen, të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, në Gjermani. Vendimi për vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi, të shteteve të bashkuara në Gjermani, nga viti 2026, sipas ministrit gjerman të mbrojtjes Boris Pistorius, është një përgjigje ndaj vendosjes së sistemeve raketore taktike Iskander në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë. "Ajo që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë në Gjermani nga viti 2026 nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje ndaj kërcënimit të Rusisë të përfaqësuar nga vendosja e raketave Iskander në Kaliningrad," tha ai në një intervistë për gazetën Tageblatt, të Luksemburgut. Pistorius tha se Gjermania "nuk është përballur me problemin e vendosjes së armëve për 35 vjet". Sipas tij, prania e raketave amerikane në Gjermani mund të shpjegohet me nevojën për parandalim bërthamor. “Kur të gjithë të kuptojnë se Gjermania dhe NATO janë në gjendje të mbrojnë veten me sukses, kjo do të zvogëlojë mundësinë e një sulmi ndaj nesh”, shtoi ai. Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së njoftoi më 10 korrik se Shtetet e Bashkuara do të fillonin vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026. Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov tha se planet e SHBA-së rrisin gjasat për një garë raketore dhe mund të çojnë në një përshkallëzim të pakontrolluar.

Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
DIGITALB DIGITALB