Top News – Rusia avancon në lindje… / Dhjetëra qytete nën bomba, i afrohet qyteteve kyçe
26/05/2022 11:48

Forcat ruse kanë bombarduar dhjetëra qyteza në rajonin e Donbasit dhe po u afrohen dy qyteteve kyçe, Severodonjeck dhe Lisiçansk, ku mijëra civilë rrezikojnë të mbesin të bllokuar pa rrugëdalje, ka thënë ushtria ukrainase. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sugjerimet për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë, për dhënie fund të luftës, duke bërë krahasim me zbutjen e Gjermanisë naziste nga Perëndimi më 1938. Forcat ruse kanë bombarduar 40 qyteza në zonat e kontrolluara ende nga Kievi në rajonin e Donbasit, ka thënë ushtria ukrainase më 26 maj. “Trupat ruse kanë avancuar mjaftueshëm sa për të kryer sulme me mortaja”, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday më 25 maj, në një postim në rrjetet sociale. Rënia e këtyre dy qyteteve do t’iu mundësonte forcave ruse marrjen e kontrollit të provincës Luhansk, një prej synimeve të Rusisë në luftë. Megjithatë, inteligjenca britanike ka thënë në përditësimin e fundit se ofensva ruse po përballet me dështime serioze operacionale, duke përmendur në mënyrë specifike forcat elitare ajrore. Sipas saj kjo gjë vënë në pah se si investimet e presidentit rus, Vladimir Putin në forcat e armatosura në 15 vjetët e fundit kanë rezultuar në forcë të pabalancuar. Ndërkohë Zelensky bërë sërish thirrje për ndihmë të Perëndimit. “Na duhet ndihma e partnerëve tanë – mbi të gjitha armë për Ukrainën. Ndihmë e plotë, pa përjashtime, pa limite dhe e mjaftueshme për të fituar”, ka thënë Zelensky.

Top News – Trump dhe Netanyahu pa marrëveshje / Bisedimet e SHBA-së me Iranin do të vazhdojnë
12/02 11:27
Top Channel/ Frika për Groenlandën, NATO nis “Rojen e Arktikut”: Rrugëdalje nga kriza!
12/02 11:24
Top News – Kim Jong Un zgjedh pasuesin / E bija ‘do ngjitet në fron’ pas vdekjes së tij
12/02 11:17
Top News- Vrau nënën e vëllain, më pas tërbim…18 vjeçarja transgjinore autore e masakrës në Kanada
12/02 11:12
Top News – Qindra raketa e dronë mbi Ukrainë / Rusia sulmon gjatë natës, godet sistemet e energjisë
12/02 11:09
Top Channel/Epstein, agjent i Mosadit? The Times: Dosjet thellojnë misterin e lidhjeve me Izraelin!
12/02 10:55
Top Channel/ Kongresi “godet” Trump: Bllokon tarifat për Kanadanë, 6 republikanë kundër!
12/02 10:55
Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
DIGITALB DIGITALB