Rusia po dislokon anije të armatosura me armë bërthamore taktike në Detin Balltik, për herë të parë që prej shembjes së komunizmit. Alarmi është ngritur nga shërbimi norvegjez i spiunazhit. Sipas Politico, pjesë e flotës që po shtohet në enklavën ruse të Kaliningradit janë nëndetëse, por edhe anije sipërfaqësre të Flotës së Veriut. Lloji i armëve bërthamore, sipas norvegjezëve janë taktike. Këto lloj mbushjesh nuk shkaktojnë dëmin e armëve bërthamore të mirëfillta, por sërish shpërthimet e tyre janë mjaftueshëm të fuqishme sa për të shkatërruar qytete, apo lagje të tyre.