Administrata amerikane e Donald Trump beson se presindeti ukrainas Volodymir Zelensky është “gati të ecë përpara” me kërkesën e SHBA-së për një armëpushim me Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, do të mbërrijnë të martën në Arabinë Saudite për bisedime me homologët e tyre ukrainas.