Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e përleshjes së drejtpërdrejtë ushtarake”, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar Moska. Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka thënë se ekziston “kërcënim” për Moskën, duke i përshkruar Shtetet e Bashkuara si “pjesëmarrëse në konflikt”. “Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit që të ndalë veprimet provokative që mund të çojnë në pasojat më serioze”, ka thënë ambasadori rus. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara miratuan edhe 625 milionë dollarë të tjera si ndihmë ushtarake për Ukrainën.