Top News – Rusi, ngrin ujëvara/ Vdes një person, mbërrin acari në Evropë
08/01/2021 11:59

Të paktën një person humbi jetën e tre të tjerë morën lëndime në trup nga shembja e akullit në një ujvarë të ngrirë në lindje të Rusisë. Një ekip shpëtimi u dërgua te ujëvara 40m e lartë Vilyuchinsky, në gadishullin e Kamchatkas, pasi katër persona u bllokuan atje të enjten. Mes tyre është dhe një djalë e babai i tij. Djali është në terapi intensive me dëmtime serioze. Grupe të tjerë turistësh arritën të largohen në kohë nga vendi, ku ndodhi shembja, e nuk ka pasur raporte për viktima të tjera, thanë burime të Ministrisë ruse të Emergjencave për agjencinë e lajmeve Tass. Moti i acartë po i afrohet Evropës. Të hënën, dy metra borë ra në rajonin verior të alpeve në Itali, duke bllokuar rrugë e shtëpi të zonës. Vorbulla polare që po afrohet, sipas ekspertëve do ta bombardojë kontinentin e vjetër me të paktën 40 cm borë dhe erëra të acarta. Meteorologia britanike Helen Willetts paralajmëroi për stuhinë që po mbërrin e që do të godasë më shumë sipas saj perëndimin e Evropës me reshje të dendura dëbore, shi e ngrica. “Stuhia Filomena do të godasë sidomos ishujt Kanarie e Madeirën, por nuk do të anashkalojë as rajone të tjera. dhe nuk do të jetë për një ditë e dy, do të zgjasë shumë”, pohon Willetts. Dëbora pritet të mbulojë shpejt pjesë të Spanjës, ku Madridi është përballur tashmë me reshje të shumta të saj, si edhe Portugalisë, ndërsa në zonat qendrorë të Evropës prej ditësh ka ulje temperaturash e reshje shiu, të cilat duket se do të vazhdojnë të paktën deri nga mesi i muajit.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04