Top News – Rusi-Kinë, partnership ‘no limits’/ Putin takon Xi Jinping këtë javë, thellohet ‘miqësia’
15/10/2023 15:00

Presidenti rus, Vladimir Putin do takohet me homologun kinez Xi Jinping, në kinë, këtë javë, në një përpjekje për të thelluar partnershipin e lidhur mes dy kundërshtarëve më të mëdhenj strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Putin do të marrë pjesë në forumin Një rrip, një rrugë, që do të mbahet në pekin më 17 dhe 18 tetor, në të parin udhëtim të tij jashtë ish-bashkimit sovjetik që kur gjykata penale ndërkombëtare e hagës lëshoi një fletë arresti për të në mars, për deportimin e fëmijëve nga ukraina. Kina dhe rusia kanë shpallur një partnership pa limite në shkurt 2022, kur Putin vizitoi pekinin vetëm pak ditë para se ai të niste me mijëra trupa në Ukrainë, duke ndezur edhe luftën më vdekjeprurëse në evropë që pas luftës së dytë botërore. SHBA e konsideron Kinën si konkurenten më të madhe të saj dhe Rusinë, si kërcënimin më të madh, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden argumenton se ky shekull do të përcaktohet nga një garë ekzistencialiste mes demokracive dhe autokracive. Biden e ka cilësuar Xi Jinpingun si diktator ndërsa ka thënë se Putin është një vrasës. Pekini dhe moska e kanë dënuar Bidenin për këto komente. Që nga fillimi i luftës në ukrainë, putin ka qëndruar kryesisht brenda territorit të ish bashkimit sovjetik, edhe pse ai vizitoi Iranin vitin e kaluar për bisedime me liderin suprem, Ajatollahun Ali Khamenei.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20