Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ngriti alarmin të mërkurën se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Azinë, por edhe për Europën. Kreu i NATO thotë se Kina po investon gjithnjë e më shumë në armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë pa ofruar transparencë ose pa u angazhuar në dialog kuptimplotë mbi kontrollin e armëve.